Macron: Paqja në Lindjen e Mesme vjen vetëm përmes njohjes së shtetit palestinez

Presidenti francez Emmanuel Macron ka riafirmon dëshirën e tij për të parë një zgjidhje dy-shtetërore për konfliktin Izrael-Palestinez.
Macron ka deklaruar për njohjen e një shteti palestinez.
Sipas diplomatëve dhe ekspertëve ky veprim mund të zemërojë Izraelin dhe të thellojë ndarjet perëndimore.
“Vetëm një zgjidhje politike do të bëjë të mundur rivendosjen e paqes për një afat të gjatë. Së bashku me Arabinë Saudite, së shpejti do të organizojmë një konferencë për Gazën në New York për t’i dhënë impuls të ri njohjes së një shteti palestinez dhe njohjes së Shtetit të Izraelit dhe të drejtës së tij për të jetuar në paqe dhe siguri në këtë rajon”, tha Macron.
Macron do t’i adresohet Kombeve të Bashkuara që qershor, në një konferencë që do të organizohet nga Franca dhe Arabia Saudite për krijimin e një shteti palestinez.
Izraeli ka denoncuar njohjen e mundshme të një shteti palestinez duke theksuar se është mbështetje e terrorizmit.
/rtsh.al/