E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i qëndrueshëm dhe kthjellime, sa do të shkojnë temperaturat sot

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta deri mesatare dhe kalimtare.

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–2 ballë.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 1°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 20°C në Elbasan, Berat dhe Vlorë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›