Mot i qëndrueshëm, prani e lartë grimcash rëre e pluhuri në ajër

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas SHMU moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.
Priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore, kryesisht në orët e mesditës e pasdites.
Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Moti, e hënë, 31 gusht 2026 1 nga 2