E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot me kthjellime e vranësira, rriten temperaturat

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet të mërkurën nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellimesh dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, përqendruar në relievet kodrinore-malore të territorit.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimore, lugina dhe male era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 14/28 Diell pak re
Kukës 8/24 Diell re
Lezhë 17/27 Diell pak re
Dibër 10/23 Diell  re
Durrës 14/28 Diell pak re
Tiranë 16/28 Diell pak re
Elbasan 16/29 Diell pak re
Berat 12/29 Diell pak re
Vlorë 16/28 Diell re
Korçë 9/17 Diell re
Gjirokastër 10/26 Diell re
Sarandë 17/26 Diell pak re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›