Mot me vranësira dhe alternime kthjellimesh, dëborë në relievet malore

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në jug e pjesërisht në qendër, në orët e pasdites ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin. Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s, me valëzim në det të forcës 2-4ballë..
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
Shkodër |
4/10 | Re diell |
Kukës |
7/12 | Re diell |
Lezhë |
8/12 | Re diell |
Dibër |
4/9 | Re diell |
Durrës |
6/14 | Re diell |
Tiranë |
8/14 | Re diell |
Elbasan |
5/13 | Re diell |
Berat |
7/15 | Re shi diell |
Vlorë |
9/14 | Re shi diell |
Korçë |
2/9 | Re diell |
Gjirokastër |
9/13 | Re shi diell |
Sarandë |
10/14 | Re shi diell |