Durrës, arrestohet 43-vjeçari i dënuar me 12 vite burg në Itali për trafik të narkotikëve

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Në kuadër të operacionit “Operacionalja 82” Policia e Durrësit arrestoi një 43-vjeçar pasi ishte dënuar në Itali me 12 vite burg për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara bënë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe ndalimin e personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, 43 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Cagliari/Itali, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg (mbetur për të vuajtur 9 vite e 6 muaj burg), për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për realizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.
/k.s/r.e/