E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot me vranësira dhe shtrëngata afatshkurta, diell pas mesditës

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në jug – juglindje dhe relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore si dhe mot me vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 14/19 Re diell
Kukës 10/16 Re diell
Lezhë 13/19 Re diell
Dibër 10/16 Re diell
Durrës 12/20 Re diell
Tiranë 14/21 Re diell
Elbasan 13/22 Re shi diell
Berat 11/22 Re shi diell
Vlorë 15/20 Re shi diell
Korçë 10/15 Re shi diell
Gjirokastër 11/20 Re shi diell
Sarandë 15/20 Re shi diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›