E Hënë, 2 Nëntor 2026

Motër Teuta Butka: Kur fëmija godet tregon thirrje për dëshpërim, nuk di të menaxhojë emocionet

Motër Teuta Butka e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën ku ndodhet sot shoqëria shqiptare, e cila po reflekton dhunë dhe krim te të miturit.

Motër Teuta Butka tha se sot fëmijët dhe familjet kanë shumë nevojë për ndihmë, ku të gjithë sëbashku të përballojnë momentin e keq ku ndodhemi.

Sipas saj çdo thërritje e fëmijiës, e bërtitur apo agresivitet është një thirrje dëshmpërimi për ndihmë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Është familja baza apo mungesa e funksioniimit të institucioneve?

Motër Teuta Butka: Tundimi jonë është që kur ndodh diçka kërkojmë dikë ti vëmë fajin. Kjo është sistemike nga familja te media, të gjitha kanë rolin e vete. Po nuk qenë të përkushtuar edhe prindërit në procesin e tyre të prindërimit. Ka nevojë që edhe prindi të marrë ndonjë këshillë nga edukatori. Familja ka nevojë për mbështetjen e instuitucioneve për tu ballafaquar dhe dialoguar. Ne bërtasim kudo, bërtasim në humor, në parlament. Ne nuk dialogojmë, asnjë nuk dëgjon tjetrin. Më pëlqen formati i programit. Po të dëgjohemi, edhe prindërit do të dëgjojnë njëri tjetritn.

Borakaj: Ka të fuar që pyesin me kë do të zihemi sot.

Motër Teuta Butka: Don Bosko thoshte shkollat duhet t’i kthehen edukimit. Për mua familjet janë pjesë e lutjes time.

Borakaj: Në institucionet që ju menaxhoni ka konflikte mes fëmiijëve?

Motër Teuta Butka: Absolutisht që po.

Borakaj: Janë shtuar nga viti në vit?

Motër Teuta Butka: Po janë shtuar.

Borakaj: Për çfarë konfliktohen të rinjtë?

Motër Teuta Butka: Vlerësimi që nuk marrin nga shokët. Fëmijët mund të kapen për shumë gjëra. Fëmijët duan të jenë të dëgjuar vetëm ata. Për mua është thirrje dëshpërimi kur një fëmijë do të jetë agresiv nga një fëmijë tjetër.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›