E Diel, 1 Nëntor 2026

Motherwell i shqetësuar nga lodhja dhe ... Roshi

Ajo që shqetëson Gannon është udhëtimi me autobus që bënë lojtarët nga Londra drejt Skocisë menjëherë pasi u kthyehen nga Shqipëria. “Udhëtimi nuk qe zgjedhja ime. U përpoqëm të shinim zgjidhje të tjera, por nuk është e lehtë kur në fare pak kohë duhet të marrësh maksimumin”, tha Gannon.

Ndërkohë një emër që po qarkullon shumë në mediat britanike është ai i mesfushorit të Flamurtarit Odise Roshi. Paraqitja e tij mjaft e mirë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Vlorë të enjten ka tërhequr vëmendjen e menaxherëve dhe gazetarëve britanikë.

Gjithsesi trajneri i skocezve Jim Gannon ka menduar që në ndeshjen e kthimit Roshi të mbulohet nga mesfushori skocez Chris Humphrey, që sipas tij, “megjithëse nuk luajti në Vlorë, për shkak të një dëmtimi, shpresoj se do të rikthehet në ndeshjen e së enjtes në stadiumin “Airdrie”.

“Aktivizimi i Humprehy në krah do të na japë atë cilësi që na mungoi në ndeshjen e parë dhe mendoj se do të na ndihmojë shumë të kualifikohemi”, ka përfunduar deklaratën e tij për “Sunday on Mail”, trajneri Motherwell Jim Gannon.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›