Skandali "Bollano" si “Koncert në vitin ‘36”
Irakli Likoka tha dje për gazetën "Shqip" se koncerti i planifikuar nuk u zhvillua pasi drejtuesit e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit nuk respektuan afatet për të cilat kishin rënë dakord më parë edhe me kryebashkiakun e Himarës, Vasillaq Bollano.
Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Vlorës, Kozma Billo, i cili është angazhuar në organizimin e koncertit të dështuar, thotë se vendimi për anulimin ishte krejt i papritur dhe i pamotivuar.
Ndërkaq, një tjetër person i përfshirë në organizmin e koncertit të dështuar, tregon se kryebashkiaku i Himarës ka kërkuar me ngulm të njihej me programin e koncertit dhe më pas ka urdhëruar anulimin e tij.
Kozma Billo është drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Vlorë. Ai ka bashkëpunuar me Drejtorinë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës për realizimin e një turi koncertesh të kësaj qendre në jug të Shqipërisë.
"Unë jam angazhuar që nga muaji mars me përgatitjet për turin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, që përfshinte edhe koncertin në Himarë. Kam rreth 35 vjet përvojë në këtë lloj pune dhe nuk më kishte ndodhur ndonjëherë ajo që ndodhi në Bashkinë e Himarës", thotë Billo, i cili sqaron se "në çdo qytet ku shkojmë, ne nuk kërkojmë leje nga bashkia, por vetëm njoftojmë policinë, siç e parashikon ligji. Por të premten në Himarë u gjendëm në një situatë absurde. Shefi i policisë bashkiake të qytetit erdhi e na kërkoi programin e koncertit, me pretendimin se do ta çonte në bashki, që atje të merrej vendimi për mbajtjen ose jo të këtij aktiviteti artistik. Disa orë më vonë ai erdhi e na tha që koncerti nuk duhet të bëhej", thotë Billo, i cili shpreh keqardhje për këtë ngjarje të shëmtuar, që të sjell ndërmend skenarin e filmit "Koncert në vitin ‘36".