Pickohet nga gjarpri, vdes fëmija 5-vjeçar
Ngjarja ndodhi të shtunën në mesditë, teksa vogëlushi së bashku me të vëllain dhe të afërm ishin duke shkuar pranë rezervuarit për t’u larë. Fëmija është pickuar kur po kalonte në një arë. Menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Korçës, për të marrë ndihmën mjekësore. Në njoftim të sajin, policia konfirmon se pas dhënies së ndihmës së parë nga bluzat e bardha të Korçës, fëmija i helmuar është nisur drejt Tiranës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
“Gjate kqyrjes në pjesën e kurrizit të këmbës së majtë të fëmijës me inicialet V. B. u konstatuan tre dëmtime në formë gërvishtje me gjatësi 0.1 mm , karakteristikë e kafshimit të gjarprit, ndërsa nuk janë konstatuar dëmtime të tjera në pjesë të trupit”, thekson policia në komunikatën e saj.