E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti – Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore

Mesdheu po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme ku presim reshje shiu dhe erë të vrullshme në territorin e Shqipërisë.

E Shtunë, 09 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me  vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe në zonat perëndimore dhe qëndrore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (NW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     3/14°C

– Zonat e ulëta      4/17°C

– Zonat bregdetare 8/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 09 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu lokale.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C –5°C në mëngjes deri në 11°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 10 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me  vranësira të dendura. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/16°C

– Zonat e ulëta      8/22°C

– Zonat bregdetare 10/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›