E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjin, portugezi kërkon lirinë në gjykatë

2 muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva kërkon lirinë në Gjykatën e Lezhës.

28-vjeçari përmes një kërkese të avokatit mbrojtjes kërkon ndryshim të masës së sigurisë , por seanca u shty për 11 mars për shkak të mungesës së përkthyeses.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

Për vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar edhe 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij i kësaj vrasje. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›