Moti – Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje të pakta pasdite në verilindje

Një masë ajri e ftohtë në shtresat e larta të atmosferës po ndikon europën verilindore duke kushtëzur kushtet e motit në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë , 16 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura. Reshje të pakta në very.Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/13°C
– Zonat e ulëta 6/18°C
– Zonat bregdetare 8/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 16 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 6°C – 8°C në mëngjes deri në 14°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel , 17 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira , reshje të izoluara. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 5/14°C
– Zonat e ulëta 6/19°C
– Zonat bregdetare 8/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/