E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti – Kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat mbeten të pandryshuara

Ditën e sotme (14 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdites, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11m/s.

Deti do të jetë i valëzimit me forcë 1-2 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›