Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, raportohet se ka pësuar infarkt gjatë një vizite në Voskopojë.
Bëhet me dije se ambasadori, së bashku me bashkëshorten e tij, kishin shkuar për të vizituar Voskopojën, por gjatë shëtitjes në pyjet e fshatit turistik ai nuk është ndjerë mirë, duke u kthyer në hotelin ku po qëndronin.
Më pas ai është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e parë shëndetësore. Pritet që ambasadori ukrainas të transportohet me helikopter në Tiranë për trajtim më të specializuar.
/rtsh.al/