Moti – Vjeshta meteorologjike nis me temperatura te larta

E Diel 01 Shtator 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën lindore. Era do të jetë me drejtim perëndim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 16/32°C
– Zonat e ulëta 20/35°C
– Zonat bregdetare 22/33°C
Kosova për dt. 01 Shtator 2024 do të ketë vranesira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –18°C në mëngjes deri në 31°C –33°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë 02 Shtator 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime më zonën bregdetare dhe vranësira në pjesën juglindje me reshje lokale pasdite. Era do të jetë me drejtim perëndim 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 16/31°C
– Zonat e ulëta 20/35°C
– Zonat bregdetare 22/33°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari