E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti – Vranësira, reshje shiu dhe stuhi intensive gjatë pasdites

Mesdheu vijon të jetë në ndikimin e zonës me presion të ulët dhe masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E Premte, 27 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me stuhi në veri dhe veriperëndim me aktivitet kryesor pasdite dhe në mbrëmje. Era do te me drejtim jug-lindje (SE) me shpejtësi 15 – 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur..

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore  11/19°C
  • Zonat e ulëta 14/25°C
  • Zonat bregdetare 17/24°C

Kosovë

Kosova për dt. 27 Tetor 2023 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 15°C  në mëngjes deri në 18°C -24°C gradë Celcius në mesditë.

E Shtunë, 28 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje te pakta në mesditë në zonën qëndrore. Era do te me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 8 – 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur..

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 12/21°C
  • Zonat e ulëta 17/25°C
  • Zonat bregdetare 18/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›