E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat rriten lehtë

Ditën e sotme (9 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash, kryesisht në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jug me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 8 m/s.  Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›