Moti- Dita e sotme me reshje shiu, ulen temperaturat

Për ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatare në formë shtrëngatash, megjithatë nuk do të mungojnë kthjellimet, kryesisht pasdite.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa valëzimi në dete pritet i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 7 deri 18°C;
Në zonat e ulëta 8 deri 19°C;
Dhe në bregdet 8 deri 20°C.
/RTSH/