E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti- Vranësira dhe ulje temperaturash, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

Gjatë ditës së shtunë, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore më të freskëta dhe relativisht të lagështa me origjinë nga veriperëndimi.

Moti do të nisë kryesisht i kthjellët, por gjatë ditës vranësirat do të shtohen gradualisht, duke u bërë herë pas here të dendura. Ndryshimi i kushteve atmosferike do të jetë më i dukshëm nga orët e mesditës deri në pasdite, veçanërisht në zonën qendrore dhe në jug të vendit.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonat qendrore dhe jugore.

Në juglindje, kushtet atmosferike do të jenë më të paqëndrueshme. Përveç reshjeve, priten edhe shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s. Në det parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë.

/rtsh.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›