Moti-Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime në të gjithë territorin

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 8°C
në zonat e ulëta -3 deri 14°C
dhe në bregdet 2 deri 14°C
/rtsh.al/