E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pacientët nga Hasi në spitalin e Gjakovës, shërbimi i dializës ofrohet falas

Në spitalet e Hasit dhe Tropojës mungojnë mjekët specialistë dhe pajisjet e domosdoshme mjekësore. Në këto kushte banorët detyrohen të shkojnë në spitalin e Gjakovës për marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Pacientët e hemodializës nga rrethi i Hasit janë ata që vijnë çdo ditë në spitalin “Isa Grezda”. Pacientëve i’u ofrohet shërbim falas dhe trajtohen njëjtë si shtetasit kosovarë. 

Nga ana tjetër, drejtori i spitalit Hilmi Shala thotë se krejt e kundërta ndodh me shtetasit kosovarë që për shkak të rrethanave u duhet të bëjnë dializë në Shqipëri.

“Jo vetëm të Gjakovës, por të gjithë Kosovës, kur janë në Shqipëri paguajnë kur bëjnë dializë”.

Sipas drejtorit, ky shqetësim u është dërguar Ministrive të Shëndetësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim zbatimin e marrëveshjeve reciproke.

Përveç spitalit rajonal të Gjakovës edhe ai i Prizrenit ofron shërbimin falas të hemodializës.

Gazetare: M. Dokle 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›