E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti/ Temperatura të larta mbi mesataren e muajit do të vijojnë edhe për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut vijon të jetë në mbrojtjen e ajrit të ngrohtë subtropikal duke shkaktuar anomali të klimës në kontinentin Europian.

E Enjte, 11 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në juglindje, mjegullina dhe smogu do të jetë të pranishme në mëngjes dhe mbrëmje. Era do te jetë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,4-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 10/25°C
  • Zonat e ulëta 11/31°C
  • Zonat bregdetare 17/29°C

Kosovë

Kosova për dt. 12 Tetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira te pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C  në mëngjes deri në 24°C -27°C gradë Celcius në mesditë.

E Premte, 12 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në mesditë, në mbrëmje sërish kthjellime. Era do te jete me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të zbresin lehtë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 10/24°C
  • Zonat e ulëta 11/29°C
  • Zonat bregdetare 16/29°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›