Moti, dita e sotme ‘pushtohet’ nga shiu dhe reshjet e dëborës

Moti –Dita e sotme do të jetë me vranësira reshje bore në verilindje dhe juglindje në pjesën e dytë ditës, reshje shiu në perëndim.
Qendra me presion të ulët atmosferik e vendosur në Mesdhe po furnizohet me rryma ajri të ftohta veriore duke shkaktuar reshje bore dhe temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë.
E Diel, 10 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, reshje bore në verilindje dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -1/8°C
– Zonat e ulëta 4/14°C
– Zonat bregdetare 8/14°C
Kosovë
Kosova për dt. 10 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira dhe reshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 2°C në mëngjes deri në 5°C – 7°C gradë Celsius në mesditë.
Meteorologe: Rezarta Xhakollari