E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i çmendur, nëntë të vdekur në Itali

Të paktën 9 viktima, porte e diga të shkatërruara në Rimini, aeroporte e shkolla të mbyllura. Është ky bilanci paraprak i reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin fqinje.

Mbrëmjen e së hënës ekipet e shpëtimit rikuperuan trupin e një gruaje në Val di Sole, e atë të një sërfisti të përplasur në shkëmbinj nga era.

Shumë jahte e barka u dëmtuan, ose u përmbytën. Aeroporti i Genovas do të mbetet i mbyllur deri pasditen e së martës, për shkak të erërave të forta që e mbushën pistën me mbeturina. Është dëmtuar rëndë edhe rruga për në Portofino, qytet që tani mbetet i izoluar.

Pjesëmarrësit në maratonën e këtij viti në Venezia, vrapuan përmes ujit që në disa pika arrinte deri tek gjuri. E megjithatë kjo vetëm sa e shtoi entuziazmin e garuesve. “Është fantastike. Maratona më e veçantë ku kam marrë pjesë”, thotë një garues.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë rajonin e Mesdheut e në shumë qytete është aktivizuar alarmi portokalli. Ekspertët e meteorologjisë e vënë theksin tek rritja e ndjeshme e fenomeneve ekstreme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

93% e fëmijëve në botë thithin ajër toksik çdo ditë

Stambolli hap dyert për aeroportin më të madh në botë, shifrat janë të frikshme! (Galeri)

Merkel nuk rikandidon më si Kancelare në vitin 2021

Brazili shkon djathtas, i shumë diskutuari Bolsonaro president i ri

Karvani me të varfrit nga Hondurasi i drejtohen kufirit me SHBA (Galeri)

Jordani, furia e reshjeve mbyt 18 adoleshentë  në Detin e Vdekur

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›