Rusia akuzon BE-në për "ndërhyrje në punët e brendshme"

Rusia e ka akuzuar shefen për politikë të jashtme te Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandër Lukasheviç tha se në një fjalim të mbajtur të mërkurën para Parlamentit Evropian, Eshton po përpiqej “ti jepte mësime” autoriteteve ruse.
Në fjalimin e saj, Eshton ka kërkuar nga qeveria ruse që të angazhohet në dialogun me opozitën dhe të përcaktojnë “një axhendë për ndryshime”.
Ajo gjithashtu ka kërkuar nga autoritetetet, që të rishikojnë vendimin e tyre për refuzimin e regjistrimit në garën për zgjedhjet presidenciale të liderit opozitar, Grigori Javlinski.
Lukasheviç tha se vlerësimet e Eshtonit mbi zgjedhjet e ardhshme në të cilat kryeministri Vlladimir Putin do të garojë për një mandat të tretë ishin “tendencioze”.