SHBA, prokuroria ngre aktakuzë ndaj Osmakaçit

Prokurorët amerikanë thanë se është ngritur aktakuzë kundër kosovarit me nënshtetësi amerikane, Sami Osmakaç, nën akuzat se është përpjekur të përdorë armë të shkatërrimit në masë në një komplot të dyshuar të militantëve islamikë.
Associated Press citon Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm SHBA-së, të ketë thënë se se aktakuza ndaj 25 vjeçarit Sami Osmakaç është ngritur të enjten.
Ai është arrestuar më 7 janar nga agjentët federalë, pasi autoritetet thanë se ai kishte blerë pajisje dhe armë zjarri nga një agjent i maskuar.Pajisjet ishin çaktivizuar para se të shiteshin. Zyrtarët thanë se Osmakaç gjithashtu është akuzuar për posedim të një arme automatike të paregjistruar.
Autoritetet thanë se Osmakaç planifikonte të përdorte një makinë bomë dhe armë të tjera në një sulm të frymëzuar nga islamistët në rajone të ndryshme përreth Tampës.
Një zyrtar i lartë në Kosovë tha muajin e kaluar se Osmakaç ishte takuar me islamistë radikalë gjatë vizitave në shtetin e tij të lindjes.