Moti i keq, Balluku: Teknikë dhe inxhinierë të OSSH-së në terren

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta përfshiu të gjithë vendin edhe këtë të premte.
Disa zona në vend për shkak të erëra të forta u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se në kushtet e rënda atmosferike të gjithë teknikët dhe inxhinierët e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) janë në krye të detyrës.
Më herët Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile bëri të ditur se situata po monitorohet nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki.