E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq, Bashkia Lezhë paralajmëron pushuesit: Kujdes, kushte të rrezikshme detare!

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar pushuesit që të tregohen të kujdesshëm, për shkak të kushteve të këqija të motit. Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Bashkia Lezhë shkruan se moti i keq ka krijuar kushte të pafavorshme detare, të cilat pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës së sotme (9 korrik) dhe në ditët në vijim.

Sipas njoftimit zyrtar, deti do të karakterizohet nga dallgë të fuqishme dhe rryma të rrezikshme, duke e bërë të domosdoshme shmangien e larjes në zona të pasigurta dhe respektimin e sinjalistikës përkatëse.

“Vrojtuesit e plazhit ndodhen në gatishmëri të plotë, ndërsa qytetarëve dhe pushuesve u kërkohet të tregojnë kujdes të veçantë, veçanërisht kur sinjalizohet rrezik përmes ngritjes së flamurit të kuq”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Po ashtu, operatorët turistikë dhe bizneset përgjatë vijës bregdetare këshillohen të marrin masa parandaluese, pasi priten erëra të forta nga perëndimi, të cilat mund të shkaktojnë zhvendosje të çadrave, shezlongëve dhe rrezik për sigurinë e pushuesve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›