E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq Korcë përplaset makina plagosen 3 policë

KORCE-Reshjet e borës dhe moti i keq janë bërë shkak për një aksident në aksin rrugor Korcë-Pogradec.
Pasditen e kësaj të premte një automjet është përplasur me një automjet policie. Për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar, 3 pre tyre efektivë të forcave të policisë. Të lënduarit janë Sefedin Duka, Sazan Lico, Bujar Dushi si dhe drejtuesi i mjetit tjetër, Ligoraq Vani. Sipas Policisë shkak i këtij aksidenti ka qenë trashësia e borës në të dy krahët e rrugës e cila ka vështirësuar lëvizjen e automjetit tip benz i cili lëvizte në krah të kundërt me mjetin e policisë. Për pasojë dy automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›