E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, normalizohet qarkullimi mbas manifestimit

TIRANË -Pas përfundimit të tubimit homazh që opozita zhvilloi prej 2 orësh në nderim të 3 viktimave që humbën jetën gjatë demonstratës së 21 Janarit, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" i është rikthyer normalitetit dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht e pa kufizime.
Forcat e shumta të Policisë së Shtetit, të angazhuara për ruajtjen e Rendit si dhe në mbrojtje të institucioneve shtetërore, për të parandaluar çdo lloj incidenti të mundshëm, kanë filluar të largohen për në destinacionet e tyre.
Ashtu sikurse edhe ishte njoftuar, protesta homazh u zhvillua në heshtje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›