Krujë, përplasen 2 automjete, 1 vdes 9 persona plagosen
TIRANE-Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në Tapizë të Krujës, ku bilanci flet për 1 të vdekur dhe 9 të plagosur.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes mbi urën e Tapizës ku një mjet tip benz me targa Tirane 08 08 m në tentativë e sipër për të parakaluar mjetin tip audi me targë Tirane 30 82 l ka përplasur këtë të fundit. Për pasojë një person ka mbetur i vdekur nga plagët e marra, ndërsa 9 të tjerë janë lënduar.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të lënduarve, por mësohet se 4 nga të lënduarit janë femra dhe 5 të tjerët janë meshkuj. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, tentative e benzit për të parakaluar me shpejtësi dhe udhëtimi i 8 personave në një automjet të vetëm. Ndërkaq vazhdojnë hetimet në vendngjarje.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)