E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, MSH, grup pune për menaxhimin e fatkeqësive

Mbetja në të njëjtat norma e situatës në vend si rezultat i dëborës dhe temperaturave të ulëta ka vënë në lëvizje dhe vetë Ministrinë e Shëndetësisë. Ministri i MSH, Petrit Vasili, ka aktivizuar qendrën operacionale për menaxhimin e fatkeqësive, grup i cili do të drejtohet nga vetë ai.
Sipas Vasilit Sistemi shëndetësor në zonat e bllokuara është në gadishmëri të plotë, ndërsa theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat shëndetësore. Më tej ai shtoi se janë në dispozicion paketa medikamentoze, të gatshme për shpërndarje në çdo rast nevoje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›