E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEKS, ndihmë nga jashtë për rastin “Medikus”

Prokurorët e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, deklaruan se kanë kërkuar ndihmë nga disa vende për indentifikimin e viktimave, në lidhje me procesin kundër shtatë personave të akuzuar për trafikim të organeve në rastin “Medikus”.
“Ne kemi disa kërkesa për ndihmë juridike për shumë vende, si Federata Ruse, Izraeli, Ukraina dhe Turqia, për t`i identifikuar dhe lokalizuar viktimat e donatorëve si çështje urgjente”, tha për agjencinë AFP, prokurori special i BE-së, Xhonatan Ratel.

Në rastin “Medikus’ janë të akuzuar shtatë persona për trafikim të organeve dhe si pjesë e unazës së krimit të organizuar. Ndër të akzuzuarit gjenden edhe ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së shëndetësisë së Kosovës, Ilir Rrecaj, urologu i njohur prishtinas, Lutfi Dervishi, pastaj mjeku turk, Jusuf Sonmez, dhe shtetasi izraelit, Moshe Harel.

Sipas aktakuzës, viktimat ishin rekrutuar nga vendet e varfëra të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore. Atyre u ishte premtuar shuma prej 15 mijë eurosh për organe, ndërsa ata që i pranonin këto organe paguanin edhe nga 100 mijë euro secili.

Aktakuza bën me dije se rreth 20 viktima të identifikuara deri tani, nuk u janë paguar shumat e premtuara, ndonëse organet u ishin marrë.

Prokurori Xhonatan Ratel shtoi se po punohet edhe me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Gjermaninë dhe Britaninë, për të gjetur më tepër viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›