E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Kosova, trajtim të barabartë me shtetet e tjera

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në një takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
 

Gjatë takimit Jahjaga theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani Ahtisaari dhe përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare për Kosovën.
 

“Zbatimi i plotë i Planit Ahtisaari në tre komunat në veri të Kosovës, është rruga përpara”, tha ajo, ndërsa shtoi se ka vështirësi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, për shkak të pengesave nga Serbia.
 

Më tej Jahjaga shtoi se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, si rrjedhojë duhet të trajtohet dhe të përfaqësohet në mënyrë të barabartë me të gjitha shtetet e tjera të rajonit.
Nga ana e tij Zhbogar tha se është i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane, ndërsa theksoi se

Kosova duhet të punojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe të sistemit të drejtësisë.
Ndërkaq ai përshëndeti nismat e Presidentes për një bashkërendim më të mirë të institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›