KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish-gjyqtares së Durrësit, Shpëtime Pitaku

TIRANË, 17 shkurt /ATSh/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) njoftoi sot lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Durrësit, Shpëtime Pitaku.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare.
Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Shpëtime Pitaku e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Durrës.
Në vitin 2015, Pitaku u kallëzua në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për dyshime për fshehje pasurie.
/e.i/r.e/a.f/