Moti i keq bllokon Europen
Moti i keq i shoqeruar me rreshje shume te dendura te debores, ka perfshire gjithe kontinentin Europian. Ne Kosove trashesia e debores ka shkuar ne disa centimentra, megjithate rruget kryesore jane te kalueshme. Probleme te shumta rreshjet e debores kane shkaktuar edhe ne Maqedoni dhe ne Greqi. Qyteti me i prekur grek eshte Selaniku dhe zonat perreth. Ne gjendje alarmi nga rreshjet e dendura te debores te shoqeruara me akull, ndodhet edhe Italia. Zyra e emergjencave civile i ka bere thirrje te gjithe shtetasve qe kane parashikuar udhetime ne dy ditet e ardhshme, t’i anulojne ato. E njetja situate ka mbizoteruar edhe ne France ku rreshjet kane shkuar ne 8 centimetra ne Paris, duke veshtiresuar se tepermi qarkullimin. Moti shume i ftohte ka krijuar probleme edhe ne Londer dhe ne disa kryesqytete te tjera Europiane.