E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, del nga shtrati lumi Kir, Vjosë,ujëmbledhësi i Banjës

Të tjera rreth shkrimit Fier, lumi Gjanica doli nga shtrati /FOTO /VIDEO FOTO/ VD/Situatë problematike dje në Durrës VIDEO/ Përmbytjet në Maliq të Korçës FOTO/ Në Lezhë 30 shtëpi nën ujë FOTO/ Përmbytjet në Urën Vajgurore, evakuohen banorët Kukësi dje 12 orë pa drita, stuhia dëmtoi linjën 110 KV VIDEO/ FOTO/Gjirokastër-Tepelenë, radha mjeteve 6 km TIRANE - Shqipëria gjendet nën pushtetin e ujit dhe të borës. Reshjet e mëdha të shirave të ditëve të fundit kanë përmbytur mijëra ha tokë, dhjetra shtëpi, ndërsa rrëshqitjet e masivëve të dheut kanë izoluar akset nacionale. Në Shkodër sot në mëngjes është raportuar për përmbytje të tokave në fshatin Bardhaj pasi është dëmtuar argjinatura e lumit Kir. Në Gjirokastër aksi nacional Gjirokastër-Tepelenë mbetet i bllokuar për shkak të masivëve të dherave të cilat mbajnë të izoluar këtë aks prej më shumë se 24 orësh. Në Vlorë doli nga shtrati lumi Vjosë. Prurjet e lumit rrezikojnë fshatin Fermë të komunës Novoselë. Kjo situatë vjen si shkak i reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë ditët e fundit, të cilat kanë nxjerrë në pah problematikat e mos pastrimit të shtrateve të lumejve, por dhe mos pastrimin e kanaleve kulluese. Gjatë ditës së djeshme pati përmbytje edhe në Lezhë, në fushat e Maliqit të Korçës dhe Berat e Durrës. Nga ana tjetër veriu i vendit Puka dhe Kukësi janë të mbuluara nga bora.

SHKODER, RIKTHEHEN PERMBYTJET
Ora 10: 35 Në Shkodër është dëmtuar argjinatura e lumit Kir duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore në fshatin Bardhaj. Banorët bëjnë apel për ndihmë dhe kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për riparimin e argjinaturës pasi thonë se argjinatura e ndërtuar ishte provizore.

GRAMSH, DEL NGA SHTRATI UJEMBlEDHESI I HEC BANJE
Ora 10: 00 Prurjet e mëdha të lumit Devoll kanë vërshuar drejt ujëmbledhësit të Hidrocentralit të Banjës në Gramsh, duke vërshuar në aksin nacional Elbasan- Gramsh, duke e bërë momentalisht të pakalueshëm. Uji ka vërshuar mbi urën e Shushicës. Në të dy anët e rrugës ka radhë makinash.

VLORE, DEL NGA SHTRATI VJOSA, RREZIKOHEN TRE FSHATRA
Ora 09:00 Reshjet intensive kanë nxjerrë nga shtrati edhe lumin Vjosë në Vlorë tek Ura e Mifolit. Si pasojë, disa banesa janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore gjenden nën pushtetin e ujit në fshatin Pishporo, Bishan, Novoselë dhe të tjera zona buzë lumit. Mëngjesin e sotmë 3 shtëpi janë dëmtuar, pasi ambjentet e brendshme të tyre kanë qenë të mbuluara nga uji, duke izoluar banorët nga të gjitha anët. Sipas korespodentit të A1 report në Vlorë, mosfunkionimi I kanaleve kulluese ka bërë që Vjosa të fryhet tej mase dhe të dalë nga shtrati, megjithatë situate po monitorohet nga shtabi I emergjencave civile.

AKSI GJIROKASTER - TEPELENE I PAKALUESHEM, SHEFI I SIGURISE: SITUATA E RREZIKSHME
Ora 08:00 Në një prononcim për TV A1 Report Xhemil Biraci, shefi i sigurisë rrugore e quajti situatën shumë të rënduar dhe i bëri apel drejtuesve të automjeteve të mos marrin këtë aks, por të devijojnë drejt Llogarasë. Aksi Gjirokastër- Tepelenë është i bllokuar totalisht që prej orës 16:00 të ditës së djeshme

“Ka 48 orë që në aksin Subash- Tepelenë gjëndja është shumë e rënduar. Ka pasur masivë dheu shumë të mëdha. Kemi marrë masa për devijimin e drejt Llogarasë. Masivët e dherave kanë bllokuar aksin në disa vende. Që prej 16:00 aksi është i bllokuar totalisht. Në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve ne po përpiqemi të devijojmë lëvizjen e automjeteve drejt Llogarasë”- tha Xhemil Biraci në një prononcim telefonik për Tv A1 Report.

Ai tha se për rreth 4-5 orë situata rruga mund të zhbllokohet. I pyetur nëse ky aks ka qenë problematik dhe a do të jetë i tillë dhe në ditët e ardhshme shef i sigurisë rrugore në policinë e Gjirokastrës tha: “Ka pasur problem që në ndërtimin e këtij aksi nëse do të ketë reshje ajo sërish do të bllokohet”

Në mbrëmjen e djeshme një masiv dheu ka rënë 100 metra larg zonës së “Ujit të Ftohtë” duke bllokuar në rrugë 22 autobusë. Masivi i dheut arrinte lartësinë e 7 metrave dhe 30 metra gjerësi. Katër fadroma shkuan në vendngjarje për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit por deri sot në orën 08:00 të mëngjesit rruga mbetet e pakalueshme. Autobusët janë kthyer mbrapsh.

Dje pasdite kreu i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Paqësor Aliko, ka dhënë alarmin për drejtuesit e mjeteve që të mos frekuentojnë aksin pasi masivi i dheut që konsiderohet deri në 500 metër kub, nuk ua mundëson dot lëvizjen. Masivë dheu kanë rrëshqitur nga malet në aksin Gjirokastër- Tepelenë që prej orëve të para të mëngjesit të 18 janarit duke bllokuar disa automjete. U desht ndërhyrja e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve që të lironte të paktën me një aks rrugën. Ndërsa rrëshqitjet kanë vazhduar dhe pasditen e djeshme.

FIER BIE NIVELI I UJIT, PROBLEM LLUCA
Ora 07:00 Në Fier niveli i ujit në banesat dhe subjektet tregtare që ndodhen pranë lumit Gjanicë ka rënë sot në mëngjes. Dalja nga shtrati e lumit Gjanicë bëri që banorët e lagjes 1” maji” të evakuohen nga shtabi i emergjencave dhe bashkia. Rreth orës 14.30 të ditë së djeshme banorët kërkuan ndihmë pasi dy persona ishin bllokuar si rezultat i rritjes së nivelit të ujit.

PUKE PROBLEME ME ENERGJINE, I IZOLUAR VERMOSHI
Në Pukë janë të izoluara nga bora komuna e thellë e Iballës. Po punohet për zhbllokimin e saj. Të gjitha akset janë të kjalueshme me zinxhirë. Në të gjithë rrethin e Pukës mbrëmë nuk ka patur energji elektrike, ndërsa sot është rikthyer energjia në disa zona. Në rrethin e Malësise së Madhe Vermoshi është i bllokuar nga bora, ku trashësia arrin në 50 cm.

BORA IZOLON  KOMUNEN LEKBIBAJ
 Reshjet e dendura të deborës dhe erërat e forta të një dite më parë u kanë shkaktuar dëme banorëve të 12 fshatrave të komunës së Lekbibajt në rrethin e Tropojës. Kryetari i komunës, Gëzim Meshaj, i  tha atsh-së se, “trashësia e dëborës është mbi 50 centimetra, por shqetësimi kryesor është dëmtimi i linjës elektrike nga erërat e forta”. Sipas tij, nga erërat e forta janë dëmtuar linjat e tensionit të lartë, ndërsa ka rrëzime të shtyllave të tensionit të ulët. Kjo ka bere që prej ditësh të gjitha fshatrat e komunës të mos furnizohen me energji elektrike. Debora dhe moti i ftohte u kanë sjellë edhe të tjera dëmtime fermerëve të këtij rajoni. “Pemëtaria thuajse është shkatërruar tërësisht, pasi mbi 90 për qind e drufrutorëve janë dëmtuar, duke u sjellë humbje të mëdha fermerëve”, thotë Meshaj. Sipas tij, nuk ka patur dëmtime në banesa. Është kjo arsyeja që banorët e kësaj zone të thellë kërkojnë ndihmë, të paktën për riparimin e defekteve për furnizimin me energji elektrike.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›