E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, rikthehen përmbytjetprobleme në Gramsh,Vlorë,Fier

Të tjera rreth shkrimit Fier, lumi Gjanica doli nga shtrati /FOTO /VIDEO FOTO/ VD/Situatë problematike dje në Durrës VIDEO/ Përmbytjet në Maliq të Korçës FOTO/ Në Lezhë 30 shtëpi nën ujë FOTO/ Përmbytjet në Urën Vajgurore, evakuohen banorët Kukësi dje 12 orë pa drita, stuhia dëmtoi linjën 110 KV VIDEO/ FOTO/Gjirokastër-Tepelenë, radha mjeteve 6 km TIRANE-  Shqipëria gjendet nën ujë. Reshjet e mëdha të ditëve të fundit kanë përmbytur mijëra ha tokë, dhjetra shtëpi, ndërsa rrëshqitjet e masivëve të dheut kanë izoluar akset nacionale. Në Shkodër sot në mëngjes është raportuar për përmbytje në fshatin Bardhaj pasi është dëmtuar argjinatura e lumit Kir. Vazhdon të mbetet e vështirë situata në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, masivë të tjerë dheu kanë rrëshqitur gjatë gjithë ditës së djeshme përgjatë duke vështirësuar qarkullimin.  Pas përmbytjeve nga dalja e shtratit të lumit Gjanica, në Fier niveli i ujit në banesa ka rënë. Në Vlorë doli nga shtrati lumi Vjosë. Prurjet e lumit rrezikojnë fshatin Fermë të komunës Novoselë. Kjo situatë vjen si shkak i reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë ditët e fundit, të cilat kanë nxjerrë në pah problematikat e mos pastrimit të shtrateve të lumejve, por dhe mos pastrimin e kanaleve kulluese. Gjatë ditës së djeshme pati përmbytje edhe në Lezhë, në fushat e Maliqit të Korçës dhe Berat e Durrës.   

SHKODER, RIKTHEHEN PERMBYTJET
Ora 10: 35 Në Shkodër është dëmtuar argjinatura e lumit Kir duke shkaktuar përmbytje në fshatin Bardhaj. Banorët bëjnë apel për ndihmë dhe kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për riparimin e argjinaturës pasi thonë se argjinatura e ndërtuar ishte provizore.

GRAMSH, DEL NGA SHTRATI UJEMBJELLESI I HEC BANJE
Prurjet e mëdha të lumit Devoll kanë sjellë prurje të mëdha në ujësjellësin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh, të cilat kanë vërshuar në aksin nacional Elbasan- Gramsh. Uji ka vërshuar mbu urën e Shushicës duke e bërë të pakalueshme rrugën. Në të dy anët e rrugës ka radhë makinash.

VLORE, DEL NGA SHTRATI VJOSA, RREZIKOHEN TRE FSHATRA
Në Vlorë, sot në mëngjes tek Ura e Mifolit, ku ndahet Vlora me Fierin, ka dalë nga shtrati lumi Vjosë. Në Novoselë aktualisht janë nën ujë 3 shtëpi, ndërkohë që rrezikohen fshatrat Ferras, Ferma, Novolesë.

AKSI GJIROKASTER - TEPELENE I PAKALUESHEM, SHEFI I SIGURISE: SITUATA E RREZIKSHME
Në një prononcim për TV A1 Report Xhemil Biraci, shefi i sigurisë rrugore e quajti situatën shumë të rënduar dhe i bëri apel drejtuesve të automjeteve të mos marrin këtë aks, por të devijojnë drejt Llogarasë. Aksi Gjirokastër- Tepelenë është i bllokuar totalisht që prej orës 16:00 të ditës së djeshme

“Ka 48 orë që në aksin Subash- Tepelenë gjëndja është shumë e rënduar. Ka pasur masivë dheu shumë të mëdha. Kemi marrë masa për devijimin e drejt Llogarasë. Masivët e dherave kanë bllokuar aksin në disa vende. Që prej 16:00 aksi është i bllokuar totalisht. Në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve ne po përpiqemi të devijojmë lëvizjen e automjeteve drejt Llogarasë”- tha Xhemil Biraci në një prononcim telefonik për Tv A1 Report.

Ai tha se për rreth 4-5 orë situata rruga mund të zhbllokohet. I pyetur nëse ky aks ka qenë problematik dhe a do të jetë i tillë dhe në ditët e ardhshme shef i sigurisë rrugore në policinë e Gjirokastrës tha: “Ka pasur problem që në ndërtimin e këtij aksi nëse do të ketë reshje ajo sërish do të bllokohet”

Në mbrëmjen e djeshme një masiv dheu ka rënë 100 metra larg zonës së “Ujit të Ftohtë” duke bllokuar në rrugë 22 autobusë. Masivi i dheut arrinte lartësinë e 7 metrave dhe 30 metra gjerësi. Katër fadroma shkuan në vendngjarje për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit por deri sot në orën 08:00 të mëngjesit rruga mbetet e pakalueshme. Autobusët janë kthyer mbrapsh.

Dje pasdite kreu i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Paqësor Aliko, ka dhënë alarmin për drejtuesit e mjeteve që të mos frekuentojnë aksin pasi masivi i dheut që konsiderohet deri në 500 metër kub, nuk ua mundëson dot lëvizjen. Masivë dheu kanë rrëshqitur nga malet në aksin Gjirokastër- Tepelenë që prej orëve të para të mëngjesit të 18 janarit duke bllokuar disa automjete. U desht ndërhyrja e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve që të lironte të paktën me një aks rrugën. Ndërsa rrëshqitjet kanë vazhduar dhe pasditen e djeshme.

FIER BIE NIVELI I UJIT
Në Fier niveli i ujit në banesat dhe subjektet tregtare që ndodhen pranë lumit Gjanicë ka rënë sot në mëngjes. Dalja nga shtrati e lumit Gjanicë bëri që banorët e lagjes 1” maji” të evakuohen nga shtabi i emergjencave dhe bashkia.  Rreth orës 14.30 të ditë së djeshme banorët kërkuan ndihmë pasi dy persona ishin bllokuar si rezultat i rritjes së nivelit të ujit.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›