E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq frikëson anglezët, rrezik për shkarje dheu dhe përmbytje

Angli- Instituti Gjeologjik në Britani ka ngritur alarmin për një rrëshqitje masive dherash në jug-perëndim të Anglisë.

Anketa Gjeologjike Britanike (BGS) ka shqetësime në lidhje me stabilitetin e anëve të shkëmbinjve buzë rrugëve për shkak të sasisë dhe intensitetit të lartë të shirave kohët e fundit.

Ajo është e shqetësuar në lidhje me njerëzit që kalojnë për shëtitje përgjatë rrugës Dita Boxing dhe po këshillon kujdes të veçantë për ata kur kalojën buzë shkëmbinjve.

Ndërkohë, ka paralajmërime se rreshjet e shiut, përmbytjet në Angli dhe rrugët e akullta në veri të Skocisë do të vazhdojnë. Shtresa të akullta pritet të formohen gjatë natës, sidomos në sipërfaqet ku shirat kanë larë rrugët nga kripa e hedhur për të mos rrëshkitur. Zyra Met tha se kjo mund të çojë në kushte të vështira dhe ngarje jot ë këndshme.

Agjencia e Mjedisit ka marrë 151 alarme paralajmërime dhe 252 përmbytje në vend. Nuk ka paralajmërime nga përmbytjet në Skoci. Parashikuesit e motit kanë parashikuar se moti i lagësht është e vendosur të vazhdojë të paktën deri në të premten, duke sjellë përmbytje potencialisht të mëtejshëme në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe.

Viti 2000 mbetet viti i trishtë në Mbretërinë e Bashkuar, me një mesatare të reshjeve deri në 1337 mm.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›