E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq godet Shqipërinë, situatë problematike në portet e vendit

Tiranë- Moti i keq që ka goditur vendin tonë prej natës së mbrëmshme ka sjellë një situatë problematike sa i takon qarkullimit dhe lundrimit.

Në pjesën më të madhe të vendin reshjet e shiut s’janë ndalur prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, duke bërë që qytetarët t’i kthehen menjëherë veshjeve dimërore.

Në Tiranë reshjet e shiut, pavarësisht se e shtuna është ditë pushimi, kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve duke shkaktuar edhe trafik të rënduar.

Nga porti i Durrësit raportohet për një gjendje të rënduar në det, ku dallgët kanë arritur në 4 ballë. Peshkarexhat nuk lejohet të dalin në det të hapur, ndërsa tre tragete kanë mbërritur në port me vështirësi dhe me një orë vonesë.

Gjendje e rënduar paraqitet edhe në portin e Barit, ku dallgët e detit janë 5-6 ballë. E njëjtë është situata çdo vit në portet e qyteteve bregdetare kur nisin reshjet e dendura që paralajmërojnë fillimin e stijës së ftohtë të dimrit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›