E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia miliarda dollarëshe godet SHBA-të, një javë para zgjedhjeve

SHBA- Uragani Sandy mund të shkrihet me një stuhi dimërore për të krijuar atë që është quajtur si Frankenstorm si monstra e krijuar nga Doktor Frankeshtajni, e cila i është drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Meteorologët amerikanë presin një kombinim të erërave të forta, shi si dhe borë në disa zona.

Parashikuesit e motit paralajmëruar teksa të enjten e të premten uragani Sandy ka shaktuar deri në 40 viktima në Karaibe.

Raportohet se studia pritet të godasë në fund të ditës së hënë SHBA-të, një javë përpara zgjedhdje presidenciale.

Sakaq është shpallur emergjenca në shtete si Maryland, New York, Pennsylvania,Virginia, Washington dhe qarkun bregdetar të Karolinës së Veriut.

Baza e Marinës së SHBA-ve në Norfolk,Virginia, thuhet se ka dërguar një flotë të tërë anijesh në det për të shmangur stuhinë. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve tanimë ajo ka prekur Bahamasin dhe Karolinën.

Stuhia Frankenstorm

Forca e erëave të uraganit u shënuan 70 milje çka sipas metereologëve pritet të dobësohet ngadalë gjatë fundjavës. Sandy pritet të godasë SHBA-të të hënën vonë ose të martën herët diku përgjatë bregdetit lindor të SHBA-ve, një ditë para Halloween dhe një javë para se miliona amerikanë të shkojnë në votime për të zgjedhur një president të ardhshëm.

Kandidati presidencial republikan Mitt Romney ka anuluar një ngjarje të planifikuar për të dielën në Virxhinia, një shtet i rëndësishëm zgjedhor, për shkak të motit.

Gjetkë, 20 vdekje u raportuan në Haiti, ku shumica e infrastrukturës mbetet në një gjendje të keqe pas një tërmeti masiv në vitin 2010.

Më shumë se 1,000 njerëz kërkuan strehim teksa Sandy shkaktoi ndërprerjet e energjisë, përmbytjen e rrugëve dhe ndërtesa të dëmtuara.  Katër viktima janë raportuar në të gjithë Republikën Domenikane, Xhamajka dhe Bahamas.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›