Moti i keq godet vendin, probleme në portin e Vlorës dhe Durrës
Vlorë- Përkeqësimi i motit ka bërë që Vlora të zgjohet sot me rrugë të përmytura dhe banesa nën ujë.
Era e fortë ka dëmtuar fidrat elektrike dhe qyteti ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike që në mëngjes. Linjat e telefonisë celulare gjithashtu ishin të bllokuara.
Dekori i pregatitur për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë u shkatërruar nga era e fortë që frynte dhe gjithashtu u bë pengesë e vazhdimit të ceremonive që ishin menduar të vazhdonin edhe sot, në Ditën e Çlirimit.
Prej mbrëmjes së djeshme, qyteti i Vlorës u përfshi nga moti i keq që ishtë paralajmëruar nga metereologët dhe kish ngjallur frikë se mos nuk zhvilloheshin aktivitetet e organizuara për 28 nëntorin.

Permbytjet në Vlorë
Era frynte me shpejtesi deri ne 60 km/orëre ndërsa shiu i rrëmbyeshëm përmbyti thuajse tërë rrugët kryesore dhe të lagjeve. Dallgët në det të hapur ishin gati 7 ballë, çka pezulloi punën në portin e qytetit.
Sakaq edhe qyteti i Durrësit është përfshirë nga situata e keqe e kushteve atmosferike që ka shkaktuar pezullim të plotë të lëvizjes në port. Vonesa ka patur në kthimin e dy trageteve të linjës Bari-Durrës që kanë shtyrë orarin për disa orë.
Era e fortë, reshjet e shiut dhe deti me shumë dallgë ka bërë që kapiteneria e portit të ndalojë qarkullimin dhe lëvizjen e anijeve, kompanive të ngarkim-shkarkimit dhe dispeçeritë e portit dhe peshkimit deri në përmirësimin e kushteve të motit. Edhe brenda në qytet shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur disa lagje duke i bërë të pakalueshme.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: