E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moti i keq në Gjirokastër, akset kombëtare të kalueshme .

Edhe pse  mot i rënduar për shkak të reshjeve të cilat po vijojnë pa ndërprerje prej disa ditësh në qarkun e Gjirokastrës, situata  në rrugët kombëtare paraqitet përgjithësisht e qetë.  Sipas inxhinierëve pranë Drejtorisë Rajonale të Rrugëve vështirësitë në qarkullimin rrugor janë evidentuar në aksin  Ura e Lekël – Përmet si pasojë e  rëshqitjeve të herëpasherëshme të dherave. Levizja në këtë aks është bërë me vështirësi kjo edhe për shkak të punimeve që po kryhen për rehabilitimin e rrugëve. Një tjetër aks problematik mbetet edhe aksi në pikën turistike të Viroit ku prezenca e ujit rezikon përmbytjen  e saj. Mjetet lëvizin më vështirësi ndërsa pë ndihmë një mjet i tonazhit të rëndë është aktvizuar në shërbim 24 orë.  Nga ana tjetër  në aksin  Gjirokastër – Tepelenë në vendin e quajtur  Shkalla e Zezë gjatë orëve të mesditës janë shënuar rrëshqitje të dherave  por me ndërhyrjen e mjetete te drejtorisë së rrugëve qarkullimi nuk është bllokuar. Një lëvizje normale evidentohet në njësitë e tjera rrugore kombëtare të qarkut ndërsa prej ditës së djeshme edhe pas njoftimit nga IGJEUM  për rezikun e përmbytjeve kontraktorët  janë në terren për të përballuar situatën .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›