E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përkeqësimi i motit, ISHP këshilla qytetarëve për udhëtimet!

 Instituti i Shëndetit Publik apelon që qytetarët të tregojnë kujdes para se të nisen për udhëtim, për shkak të kushteve atmosferike.

Gjatë stinës së ftohtë kushtet atmosferike, si: mjegulla, shiu, dëbora dhe akulli e vështirësojnë drejtimin e automjetit.

Për këto arsye, ISHP këshillon që për të shmangur rreziqet gjatë lëvizjes me makinë, është mire që të respektohen kufijtë e shpejtësisë. Ka disa tregues specifikë të cilët duhet të kihen parasysh: informohuni për motin përpara udhëtimit, nuk rekomandohet lëvizja pa zinxhirë, evitoni në maksimum lëvizjet në orët e vona, e sidomos natën.

Mjegulla e bën rrugën më të padukshme, ul shikueshmërinë dhe zvogëlon mundësinë e frenimit në asfalt. Në këto raste, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që të ulni shpejtësinë, ruani distance, si dhe të mbani dritat gjithnjë ndezur.

“Siguria gjatë udhëtimit duhet të jetë pjesë e kulturës sonë. Në ditët me mot të keq e në kushte të vështira, u rekomandojmë drejtuesve të automjeteve respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mundësi që shmang e parandalon aksidentet. Nga kujdesi ka vetëm dobi”, rekomandojnë ekspertët e ISHP-së.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›