Moti i keq nenprefekti i Sarandes kerkon nderhyrjen e ushtrise
Nenprefekti i Sarandes Gjergji Mano ne nje interviste per Shqip ka shpjeguar planin e masave qe po merren per perballimin e situates se krijuar ditet e fundit nga perkeqesimi i kushteve te motit.
Si po perballohet situata emergjente e ketyre diteve
Nga ana e nenprefektures jane derguar grupe inspektimi ne komunat me te demtuara. Sot presim edhe nje grup nga Keshilli i Qarkut te Vlores dhe nga Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile qe me bashkerendim forcash te ndikojme ne perballimin e situates. Per fat te keq mjetet tona dhe ato te njesive vendore jane te pamjaftueshme. Ne keto raste perdoren fondet e emergjences por edhe ato jane te pamjaftueshme. Prandaj kemi kerkuar prane Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise dhe jemi me shpresen qe te pakten disa mjete te ushtrise te jene per nje periudhe kohe nje muaj ne Sarande e Delvine per te permiresuar gjendjen ne rruget rurale.
Si eshte gjendja e ketyre rrugeve
Rruget e gjashte fshatrave ne Livadhja dhe pothuaj te gjitha rruget e Komunes se Markatit jane te bllokuara si pasoje e daljes nga shtrati i lumit Pavel. Demet jane te konsiderueshme dhe ne jemi duke percaktuar prioritetet e nderhyrjes per eliminimin e tyre.
Po perpiqemi te rikthejme komunikimin mes fshatrave si dhe te nderhyme ne disa lumenj dhe perrenj qe kane shkaktuar deme ne infrastrukturen rrugore dhe ne prodhimet bujqesore e blegtorale.
Po fqinjet tane nga Greqia kane ofruar ndihme
E njejta situate eshte edhe ne periferine e Thesprotise. Megjithate ne kemi kerkuar mbeshtetjen e tyre dhe ne ditet qe vijojne do te kemi ne mbeshtetjen tone disa mjete nga Igumenica te cilat do te ndihmojne sidomos ne zonat me te aferta kufitare si Komuna e Markatit dhe ajo e Livadhjase.