Gjirokastra si Venecia KESH hap portat per derdhje ne Nenshkoder
Prej me shume se 48 oresh shirat e rrembyeshem te shoqeruar me erera te forta kane shkaktuar probleme serioze ne disa zona te vendit. Keshtu ne Gjirokaster reshjet e dendura te shiut kane shtuar prurjet e lumenjve Drino dhe Vjose.
Nderkohe perrenjte malore dhe lumenjte e Kardhiqit Viroit Suhes Langarices kane dale nga shtrati dhe kane shkaktuar permbytje ne qindra hektare toke bujqesore ne te dy anet e luginave qe pershkojne keta dy lumenj. Situata duket me problematike sidomos ne qytetin e Gjirokastres dhe ne krejt luginen e Drinos ku per shkak te reshjeve eshte permbytur nenstacioni elektrik qe ka lene pa energji rreth 70 per qind te qytetit dhe pothuajse te gjitha komunat e rrethit.
Lugina e Drinos qe nga Libohova e deri ne Valare i ngjante dje nje liqeni te madh me uje. Per shkak te vershimit te ujerave te Drinos ne pjeset e fundit te qytetit qarkullimi midis lagjeve te poshtme u bllokua deri ne oret e mbremjes dhe per shkak te vazhdimit te panderprere te reshjeve pritet qe situata te jete ne perkeqesim. Dhjetera magazina dhe biznese te vendosura ne anen e poshtme te rruges nacionale kane nderprere punen.
E njejta situate problematike raportohet edhe nga Permeti dhe Tepelena ku nga vershimi i ujerave te Vjoses jane permbytur qindra hektare toke bujqesore sidomos ne fshatrat e komunave te lugines ne Carshove Pellumbar Petran Piskove dhe Kelcyre ne Permet Iliras Anevjose Kras Qesarat Dukaj dhe Sinanaj ne Tepelene. Nderkaq shirat e rrembyeshem kane shkaktuar shembje dhe rreshqitje te dherave ne disa zona te njohura problematike si ne afersi te Luftinjes ne Buz dhe ne afersi te Shkalles se Zeze ne Tepelene. Ne disa vende rruga nacionale qe eshte ne ndertim Tepelene-Memaliaj eshte bere krejt e pakalueshme pasi krahas dheut dhe llumit nga shpatet e kodrave mbi siperfaqe te rruges rrokullisen dhe bien gure te medhenj dhe shkembinj.
Sipas drejtorit te Drejtorise Rajonale te Rrugeve ne Gjirokaster Paqesor Aliko ne mjaft segmente rrugore jane vendosur njerez dhe mjete ne gatishmeri qe punojne per pastrimin dhe zhbllokimin e rruges ne te gjitha pikat problematike per qarkullimin normal.
Nderkaq ne Shkoder reshjet e dendura te shiut kane rritur ndjeshem nivelet e ujerave ne kaskadat e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Per te mos lejuar qe niveli te arrinte pikat kritike per digat ne Hidrocentralin e Komanit dhe te Vaut te Dejes dje jane bere shkarkime te kontrolluara te cilat per momentin nuk kane pasur rrezik permbytje ne zonen e Nenshkodres. Konkretisht shkarkime jane bere nga Komani me 600 metra kub ne sekonde dhe nga Vau i Dejes me 540 metra kub ne sekonde ndersa Fierza ende nuk e ka te nevojshme te beje shkarkime. Situata me problematike ka qene ne hidrocentralin e Komanit ku niveli i ujit ne dige ka arritur vetem gjysme metri larg nivelit maksimal te lejuar te diges. Per te pare nga afer situaten ne kaskadat e hidrocentrale mbi Drin ka qene ne Vaun e Dejes drejtori i KESH-it Engjell Zeqaj i cili eshte shprehur Ka pasur rritje te shpejte te nivelit te ujit ne Koman ku ne tri ore niveli eshte rritur me tre metra por situata parashikohet optimiste pasi prurjet jane duke rene dhe gjithcka eshte nen kontroll.
Probleme ka pasur dhe ne rrugen kryesore nacionale qe lidh tre komunat e Dukagjinit Pultin Shoshin dhe Shalen me qytetin e Shkodres. Rruga eshte bllokuar mengjesin e djeshem pasi nje nga urat ne zone e Prekalit ka pesuar shembje nga prurjet e perrenjve. Konkretisht jane rreth 28 fshatra te Dukagjinit qe nuk kane mundur te komunikojne me pjesen tjeter te vendit. Shkak i kesaj situate jane bere prurjet e medha te perrenjve kryesisht nga Shpella e Gjyles nga reshjet e shiut qe kane rene gjate 24 oreve te fundit te cilat kane permbytur uren e vogel te Prekalit duke e shembur ate dhe per pasoje e ka bere te pakalueshme.
Nderkaq ne Sarande situata problematike e shkaktuar nga shirat e furishem dhe shtrengata ka vijuar edhe dje. Me alarmante ka qene gjendja e krijuar me tokat dhe pronat e prodhimet ne disa fshatra nderkohe qe ne disa zona eshte nderprere deri edhe komunikimi mes fshatrave. Me problematike kane qene komunat e Livadhjase Dhivrit Markatit por edhe Lukove e Vergo.