E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajtimi mungon sherbimi i specializuar

10/11/2010Drogat/ shfaqet ne rritje numri i konsumatoreve konfirmohet ngritja e sherbimeve tw reja

Pervec Tiranes situata problematike dhe ne Durres Shkoder Vlore Berat Elbasan

Pavaresisht evidentimit shqetesues ne rritje mbi perdorimin e lendeve narkotike nga konsumatoret shqiptare e vecanerisht te rinjte institucionet shendetesore ende nuk jane gati te marrin persiper trajtimin e tyre. Kjo per shkak te mungeses se sherbimeve dhe qendrave te specializuara vetem per trajtimin specifik te ketyre rasteve. Gjendja behet edhe me e veshtire ne rrethe Durresi Shkodra Vlora Berati dhe Elbasani ku sherbimet e specializuara pothuajse mungojne. Pjesa derrmuese e pacienteve qe jane ne gjendje te rende trajtohen prane sherbimeve spitalore te cilat nuk jane te specializuara ne trajtimin e mirefillte te kesaj problematike. Perkundrejt kesaj situate shfaqet si e domosdoshme nderhyrja ne ngritjen e sherbimeve te cilat ndihmojne ne parandalimin e ketij fenomeni dhe permasave alarmante qe ka ndermarre deri me tani. Kjo nisme do te konkretizohet me nje draft te ri ligjor. Ne perberje te ketij drafti do te jene jo vetem masat e percaktuara mbi politikat shendetesore qe duhet te hartohen ne kete fushe por edhe ngritja e sherbimeve te reja te cilat do te fillojne me qendren kombetare polivalente te drogave e cila duhet te pershkallezohet me tej me sherbime te tjera te detoksifikimit neper spitalet rajonale. Po ashtu shfaqet si emergjence edhe krijimi i qendrave ditore te terapive zevendesuese per reduktimin e demit te perdoruesit. Aktualisht vetem nje pjese e vogel e perdoruesve te formave te renda mbeshteten me keto trajtime ne kryeqytet dhe keto te ofruara nga shoqata te ndryshme. Sipas rekomandimeve te dhena pas evidentimit te situates reale pohohet se ndryshimet duhet te bazohen ne kombinimin e masave ne fushen e parandalimit duke filluar nga niveli paresor ku perfshihet mjeku i familjes ne ate dytesor terciar ku i jepet zgjidhja e duhur trajtimit dhe kurimit rehabilitues te ketyre rasteve. Emergjente shfaqet edhe nevoja e identifikimit te gupeve ne rrezik si dhe rastet per minimizimin e rreziqeve perfshire ketu parandalimin e HIV/AIDS dhe hepatiteve virale. Nderhyrja kundrejt fenomenit shqetesues per uljen e kerkeses per droge duhet te pasqyrohet me reformimin e sherbimeve shendetesore qe duhet te shkojne per perdoruesit ne kryeqytet ku paraqitet edhe numri me i larte i konsumuesve. Gjithashtu masat duhet te merren edhe ne rrethet me risk te larte sic eshte Durresi Shkodra Vlora Berati dhe Elbasani. Ne kuader te rishikimit te Strategjise kombetare Antidroge dhe hartimit te nje dokumenti tjeter pas urdhrit te dhene nga Kryeministri ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka pohuar se nder te tjera nje nga sfidat me te cilat duhet te perballemi eshte edhe promovimi i nje stili te shendetshem jete me popullate target femijet dhe te rinjte si dhe theksimi i rrezikut te perdorimit te droges se paligjshme si dhe aktivitete te shumta gjitheperfshirese sistematike dhe afatgjata per te maksimalizuar efektin parandalues dhe njekohesisht programe per reduktimin e demeve ndaj drogave.

Perdorimi tek te rinjte

Nga viti ne vit numri i perdoruesve te droges shfaqet ne rend rrites por ajo qe mbetet me problematike eshte se ne listat e konsumatoreve po perfshihen gjithnje e me shume edhe te rinjte. Sipas vezhgimeve te kryera rreth 6-7 e te rinjve ne kryeqytet perdorin droge duke filluar nga me te lehtat si tymosja e hashashit e deri tek kokaina heroina me injeksione. Por pervec te rinjve ne grupet e riskut futen dhe ata qe kane semundje seksualisht te transmetueshme si HIV/AIDS.

Trajtimi i rasteve tw rwnda

Sipas vezhgimeve te bera pohohet se jane mbi 40 mije perdorues te te gjitha llojeve te drogave ne vendin tone. Nderkohe qe 8 mije persona jane perdorues qe duan terapi duke qene se jane te varur nga injeksionet dhe perdorimi i heroines te cilat klasifikohen si nje nga format me te renda te droges. Nga kjo shifer vetem 300 prej tyre arrijne te marrin trajtimin e perditshem me metadon nderkohe qe pjesa tjeter per shkak te kapaciteteve financiare ne mungese mbeten jashte kesaj terapie.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›