E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq pezullon lundrimin, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi dhe Vlora

I gjithë bregdeti shqiptar është përfshirë nga moti i keq me erë të fortë dhe dallgë të mëdha.

Për të parandaluar çdo situatë të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Autoriteti Portual ka urdhëruar pezullimin e linjës së trageteve Vlorë – Brindisi për pasagjerë dhe automjete, si dhe linjës Durrës – Bari.

Gjithashtu, është ndaluar edhe dalja në det e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve të motit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›